10 fakte rreth Cyrihut, që mund të mos i keni ditur

Cyrihu është një ndër kantonet më të rëndësishme të Zvicrës dhe ka më shumë se një milion banorë. Një pjesë të sipërfaqes së këtij kantoni e përbëjnë edhe pyjet e liqenet.

Por krahas të dhënave gjeografike e demografike, janë edhe 10 fakte interesante rreth këtij kantoni, që albinfo.ch ka përzgjedhur nga “Expatica”.

Cyrihu nuk është kryeqyteti i Zvicrës.
Megjithatë, Cyhriu është qyteti më i madh i Zvicrës.
Në Zvicër, mund ta shqiptosh emrin Zurich në gjashtë mënyra të ndryshme.
Romakët i dhanë Cyrihut emërtimin e parë.

Gjatë periudhës mesjetare, gratë kishin fuqinë më të madhe politike në rajon.
Cyrihu, me krenari mban epitetin e të pasurit orën më të madhe të kishës (në Europë).
Cyrihu ka mbi 1200 burime të ujit të pijshëm.

Liqeni i Cyrihut është ngrirë dy herë përgjatë historisë së kohës së fundit.
Cyrihu, nganjëherë konsiderohet si shtëpia e një prej lëvizjeve më të ‘paarsyeshme’ të artit (Dadaism).
Një nga korporatat më të mëdha të Zvicrës (Migros) filloi në Cyrih.