13 vjeqarja nga Mitrovica që po mahnitë me zërin e saj unik (VIDEO)

Me lindjen e saj me 01.12.2006 në qytetin e Mitrovicës, qytet i cili njihet për talentet që dha ndër vite, këtij qyteti dhe botës ju shtua edhe një yll tjetër.

Është kjo 13 vjeqarja Kada Bislimi e cila me zërin dhe performancat e saj mahniti audiencën.

Karrierën e saj e filloi në The Voice Kids of Albania ku edhe pse nën trysninë e emocioneve të një skene aq të madhe ajo prapë dha një performancë të shkëlqyeshme dhe u vlerësua lart nga juria.

Me një zë dhe stil unik kjo vajzë vazhdoi karrierën e saj me publikimin e disa këngëve e që vlen të përmendet kënga “Shqipëria ime”.

Rrjedh nga një familje patriotësh e padyshim kjo pati ndikim edhe në këngët e saj të cilat përmbajnë një frymë të tillë.

Duke qenë tashmë pjesë e botës së këngës ajo dha intervista për disa mediume shqiptare por edhe ndërkombëtare.

Karrierën e saj e filloi në moshë të re dhe padyshim që në një të ardhme të afërm ajo do të jetë emër i njohur në botën e këngës.