20 km/h për ne shoferat, apo 20 vjet burg për projektuesin

Mos i kërko shoferit 20 km/orë për makinën por kërkoi 20 vite burg atij që e projektoi dhe atij që e aprovoi këtë varrezë në hyrje të Tiranës. Bëhet fjalë për veprën më të madhe të ndërtuar në Tiranë, Mbikalimi i ish-doganës. Në të paktën 7 elementë të saj është burim aksidentesh:

– për të shkuar drejt duhet të shkosh djathtas, kurse për të shkuar djathtas duhet të shkosh majtas. Xing -aksident me sinjastikë rrugore.

– në mes të urës shkrihet nga 3 korsi në dy korsi (e paparë në ndonë vend tjetër të botës). Sërish burim aksidenti me sinjalistikë rrugore.

– tunel që ka formën e shkronjës S në më pak se 100 metra dhe që ka po prapë 3 pedenca të ndryshme në këto 100 metra, që do të thotë që qendra e rëndesës së makinës lëviz anë mbi 4-5 herë në ato 100 metra me pamje të limitizuar prej formës S. Aksident është më e pakta. Ajo kthesë të merr trutë e bën budalla çdo lloj shoferi.

– të ikësh për Durrës do ikësh djathtas pastaj majtas. Kur ikën djathtas është një korsi që vjen majtas nga Lapraka për tu futur djathtas. Një garanci për xing, pasi shoferi nuk ka kurrë fushëpamje djathtas.

-mirë që mbi katër korsi, të gjitha korsitë që vijnë nga Tirana dhe nga Lapraka, shkrihen në dy, por edhe këto të dyja kur futen për tu shkrirë me rrugën kryesore tek mbikalimi i Casa Italia duhet të bësh manovër majtas kur shumica e makinave që vijnë nga nenkalimi duan të shkojnë djathtas për tek stacioni autobuzave ndërqytetas apo për Kamëz dhe veri. Një tjetër xing i garantuar sepse shoferat që vijnë nga nënkalimi nuk mund të shohin kurrë djathtas. Jemi duke folur për një fluks të pandërprerë makinash ose dy arteriet kryesore të këtij mbikalimi që është vajtja për Durrës.

– kur futesh për Tiranë, mu tek këmbët e urës po bëhet një pallat i cili ka hedhur themelet dhe nuk le asnje centimter vend hapesire me mbikalimin. Aty as nuk është parashikuar kalim autobuzi, as ambulance as kombesori apo biciklete akoma. Ka vetm dy korsi të ngushta për të hyrë Tiranë.

Dhe kjo kur akoma nuk është mbaruar gjysma e katrahurës. Sepse kur të fillojë të funksionojë edhe unaza veriore ky mbikalim do jetë edhe më humoristik, edhe më i frikshëm.

FOLA SEPSE ASKUSH NUK FLET!

(Visited 241 times, 1 visits today)