Abrashi i përgjigjet Gashit me fjalor elektoral: Humbja e tyre do të jetë e thellë, fitorja jonë e madhe

Ndaj një deklarate që ka marrë shumë vëmendje të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar deputeti i VV-së, Artan Abrashi.

Gashi tha sot se Qeveri Kurti mund të bie në vjeshtën e vonë, si pasojë e pakënaqësive të shumta brenda grupit parlamentar të partisë.

Megjithatë, deputeti i VV-së i ëshë përgjigjur atij me fjalor që i ngjan fjalorit të fushatave zgjedhore.
Abrashi ka thënë se “humbja e tyre do të jetë e thellë, kurse FITORJA jonë e madhe”.

“Në vjeshtë, në dimër, në shën gjergj apo në 2025. Pak ka rëndësi. E rëndësishme është se humbja e tyre do të jetë e thellë, kurse FITORJA jonë e madhe”, ka shkruar ai.

(Visited 25 times, 1 visits today)