“Albin Kurti e zbuloi Amerikën”/ Shkëlzen Gashi me këtë fotografi i reagon Edita Tahirit: Mos u shqetëso, Edita! Pse je kaq e shqetësuar?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri gjatë ditës së djeshmë ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pas vizitës së që po e zhvillon në SHBA.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kurti tash e zbuloi Amerikën, duke shtuar se, më mirë vonë se kurrë.

Ajo tutje ka shtuar se, pak ka rëndësi vonesa e tij, pasi atë e ka bërë udhëheqja e lëvizjes për pavarësi LDK dhe UҪK.

“Kurti tash e zbuloi Amerikën! Më mirë vonë se kurrë!

Pak rëndesi ka kjo vonesë e tij, sepse ka pas kush ta bëjë – ata jemi ne udhëheqja e lëvizjes për pavarësi, LDK dhe UҪK”🇦

Por, Tahirit i ka reaguar Shkëlzen Gashi.

Ai e pyet Edita Tahirin se pse është e shqetësuar, duke shtuar se Albin Kurtin e zbuloi Amerikën në vitin 1997.

Postimi i plotë i Gashit:

Edita Tahiri paska thënë:

“Kurti tash e zbuloi Amerikën! Më mirë vonë se kurrë!

Pak rëndesi ka kjo vonesë e tij, sepse ka pas kush ta bëjë – ata jemi ne udhëheqja e lëvizjes për pavarësi, LDK dhe UҪK”🇦

Mos u shqetëso, Edita! Pse je kaq e shqetësuar? Albin Kurti e zbuloi Amerikën para qerek shekulli, më 1997 🙂

(Visited 164 times, 1 visits today)