As kryesindikalistja e Arsimit për Evropë nuk i pajton Kurtin e Jasharajn, dështon sërish marrëveshja

Nuk ka marrëveshje për grevën e mësimdhënësve, kështu u bë e ditur në një konferencë për media të SBASHK’ut, pas një takimi që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe me drejtoreshën e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flock.

Flock tha se nuk kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje për grevat në arsim.

““Unë erdha nga Brukseli veçanërisht për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, duhet të ju them që patëm një shkëmbim të gjatë, por nuk arritëm të gjejmë zgjedhje për këtë”, tha ajo

(Visited 13 times, 1 visits today)