Asnjë deputet i VV-së apo Listës Guxo nuk do ta votojë tërheqjen e Trustit

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se nuk do ta votoj tërheqjen e 30% të parave të Trustit.

Avdyli kritikon këtë propozim duke thënë se sipas ekonomistëve, kjo do të shkaktojë probleme me ngritje të çmimeve dhe me paratë në Trust në përgjithësi.

Gjithsesi Avdyli shton se do ta mbështeste opozitën po të kërkonin llogari për Ligjin e Pagave i cili ende nuk është formuluar nga qeveria.

Tutja Avdyli shton se nuk janë të vërteta fjalët se ka deputetë nga pozita që do ta votojnë tërheqjen e Trustit.

“Jo Haxhi Avdyli, por deri më tash në të gjitha takimet që kemi pasur me Listën “Guxo apo VV-në nuk ka asnjë deputetet që ka thënë se do ta votojë. Të gjitha ato fjalë që kanë dalur se kinse disa deputetë të pozitës do ta votojnë nuk janë të vërteta”, tha ai në DPT te Fidani në T7.

“Në të gjitha takimet që kemi qenë. Kryesuesja e grupit parlamentar e ka

(Visited 19 times, 1 visits today)