“Babik, nuk hahet ky”, Zogiani tregon çfarë i tha shoku kur shkuan tek rafti i vajrave të ullirit

Jeton Zogiani ka thënë disa fjalë për debatin e fundit që është ngritur rreth një deklarate të gazetarit nga Shqipëria, Bledi Mane, lidhur me konsumimin e vajit të ullirit.

Deklarata e Manes ngriti debat në Kosovë, por Zogiani tha se pajtohet me të rreth kësaj deklarate.

“Kemi filluar të bëhemi pak shoqëri sensitive. Po prekemi kështu. Dhe mezi nuk po presim të merremi me disa probleme, që vetëm se kemi shumë këtu. Personalisht pajtona me zotëri Mane. Rashë pre e ndikimit kur nuk kishte vaj, dhe një shok i imi më tha Jeton ka humbur vaji. Shkoj me një market dhe shikoj një raft të plotë me vaj ulliri. I thashë shokut paska mjaft bre. Ai ma ktheu “babik, nuk hahet ky”. Po e them kështu me zhargon popullor”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
Ai po ashtu shtoi se kosovarët vizitojnë më shumë Shqipërinë për shkak të çmimeve të lira.

“Duhet të jemi të sinqertë me veten. Lekët që dalin në Shqipëri nuk kthehen në Kosovë. Numri i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri, në krahasim me këta të Shqipërisë në Kosovë, është shumë më i madh”, shtoi ai. /Gazeta Express/

(Visited 69 times, 1 visits today)