Bebe Rexha bëhet me “Porsche”, iu prezanton fansave veturën e saj luksoze të re

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është bërë me veturë të re luksoze.

Këtë gjë 32-vjeçarja e bëri të ditur vet përmes disa imazheve të ndara me 10.7 milionë ndjekësit e saj në InstaStory.

Rexha ua prezantoi fansave veturën e saj të markës “Porsche”, e cila nga tash do të jetë vetura që do të vozitë në vazhdimësi.

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe e ka marrë patent-shoferin vetëm tri vite më parë, kur ajo ishte 29-vjeçare.

Madje në pesë muajt e parë të vitit 2022, ajo nuk numëron asnjë projekt të vetëm muzikor të publikuar, duke lënë kështu në pritje fansat e saj për albumin e saj të tretë – për të cilin thotë se ka kohë që ka punuar.

(Visited 155 times, 1 visits today)