Befason presidenti serb / Vuçiç: Nëse është nevoja jap dorëheqje për Kosovën

Deputeti i partisë demokratike serbe, Srgjan Milivojeviç, ka kërkuar dorëheqjen e presidentit, Aleksandër Vuçiç, duke e kritikuar për menaxhim të gabuar të procesit të dialogut me Kosovën në dhjetë vitet e fundit. “Kjo është më e mira për të Vuçiçin dhe për Serbinë”, ka thënë Milivojeviç.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë presidenti serb duke thënë se nëse është e nevojshme do të japë vetë dorëheqje dhe se s’ka nevojë që t’i kërkohet diçka e tillë. “Nëse ka nevojë do të jap dorëheqje vetë dhe mos u shqetësoni, nuk keni pse të më ftoni”, ka deklaruar Vuçiç, duke iu përgjigjur thirrjes së deputetit serb për dorëheqje për shkak të dështimit të politikës në procesin e negociatave me Kosovën.

(Visited 68 times, 1 visits today)