Bekim Haxhiut s’i bën përshtypje diskutimi në Kuvend, flet në telefon gjatë seancës

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, duket se nuk është shumë i vëmendshëm gjatë seancës së sotme plenare ku po debatohet për grevën e sindikalistëve.

Gjatë kohës që mori fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, Haxhiu shihej mbrapa tij teksa fliste në telefon krejt i pashqetësuar.

Fjalimi i bashkëpartiakut të tij, vazhdoi të mos i bëjë përshtypje, pasi që edhe kur e kreu telefonatën, vazhdoi të qëndrojë në telefon dhe kjo vërehej nga reflektimi i dritës së ekranit në syzet e tij.

(Visited 9 times, 1 visits today)