Biznesmeni kosovar: Nga shitja e produkteve në Kosovë, Serbia vazhdimisht blen armatim

Burim Piraj, ideatori i iniciativës “Mos bli prodhime serbe”, tha se nga blerja e produkteve serbe nga qytetarët e Kosovës, fuqizohet ekonomia e Serbisë.
Sipas tij, ky është një kërcënim direkt për Kosovën, pasi që nga shitja e produkteve, Serbia vazhdimisht blen armatime të ndryshme.

“Ideja për këtë iniciativë erdhi nga shumë faktorë.

Duke nisur nga Kosova që ndonjëherë vepronte si të mos ketë ndodhur asgjë. Unë jam ndjerë shumë i zhgënjyer me popullin tonë se si në një mënyrë pa ndjenja shkon dhe blen prodhime serbe. Këto prodhime e fuqizojnë ekonominë e Serbisë, pastaj ajo vazhdimisht blen armatime të ndryshme, i ekspozon ato armatime, në një farë mënyre duke e kërcënuar direkt Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën”, tha Piraj në emisionin “InfoNata”.

Po ashtu, Piraj tha se arsyeja kryesore pse kanë filluar këtë nismë, është për të ju përkujtuar qytetarëve që Kosova ende nuk e ka përfunduar betejën me Serbinë.

Tutje, ai shtoi se Serbia është njëra nga pengesat më të mëdha që pengon Kosovën në Arenat Ndërkombëtare.

(Visited 131 times, 1 visits today)