Bukëpjekësi prizrenas shokon Kroacinë dhe Ballkanin me çmimet ‘marramendëse’ të picës

Tomë Lekaj, bukëpjekës nga Prizreni i ka tronditur konsumatorët në Kroaci, pasi një picë e tij kushton 480 kuna kroate që në euro përkthehet me 64 euro.

Për këto çmime të larta ai ka dhënë një intervistë për gazetën “Slobodna Dalmacija”, të dielën.

Thotë se fare nuk e ka problem që t’i shesë produktet e tij, sidomos turistët ia blejnë më së shumti picat.

Produktin e tij e ka ciëlsuar si të “mrekullueshëm” e thotë se çmimet e tij s’janë të reja.

“Ky është çmimi i vjetër, kështu që të gjithë e dinë këtë. Në çmimore shkruan shumë qartë. Shihni, pica jumbo margarita kushton 320 kuna, peperoni jumbo – 400 dhe keni edhe këtë, jumbo hvarmix, që ju kushton 480 kuna”, ka thënë ai.

Nga gazeta është pyetur me ironi se “çfarë përmban pica e tij që të kushtojë kaq shumë”.

Përgjigjja e tij ishte e thjeshtë, pra ‘ekonomia e tregut të lirë’.

“Është një furrë tjetër 100 metra larg meje dhe një picë kushton 30 kuna. Ajo pjesë, ju e dini, quhet prerje pice. Dhe njëqind metra edhe më larg, është një lokal tjetër me çmim edhe më të ulët”, ka thënë ai.

Ka treguar që shpesh disa kroatë e kanë raportuar në Polici. Nuk e kupton pse, “kjo s’është grabitje janë çmimet tona”, e shpjegon prizrenasi me traditë familjare në këtë industri.

Si është e mundur një picë në furrë 500 kuna?

“ Ja kështu, mundet, ne e kemi planin tonë të biznesit. Modelin tonë të punës. Çmimet i bën vetë“

A është kjo plaçkitje?

“Pse e thua ti këtë. Kjo nuk është plaçkitje. Ke zgjedhje për të ngrënë dhe çmime të ndryshme. Në prej fillimi i kemi pasur çmimet e shtrenjta. Nëse diku ka qenë 30 kunna pica te unë ka qenë dyfish. Dhe kurrë ska pasur probleme. Ndoshta një 2 përqindësh ndonjëherë disa njerëz tanë që kanë thënë po e thërrasim policinë. E cka ka policia me pica. Mund të shkosh në edhe në një restoran fin të shkosh”

(Visited 46 times, 1 visits today)