Çfarë mendon рër ribaѕhkimin e Donaldit me Borën? Trixa thyen heshtjen dhe flet për herë të parë publikiѕht

“Nuk ka asgjë për të qenë pishman. Nëse do e ktheja kohën pas e vetmja gjë që do i thoja vetes do ishte që të mos kisha aq shumë frikë, mbase do ta shijoja pak më tepër…”

Trixa duket shumë më e qetë pas një presioni mediatik aspak të lehtë që përjetoi pas daljes nga Big Brother. Së fundi, ajo është vlerësuar me Çmimin Kult në festivalin me të njëjtin emër që u organizua së fundi në Ulqin. Për “Mirage”, veç emocioneve të festivalit dhe vlerësimit, Trixa ndau me publikun edhe përjetimet pas BBV – në përvojën e të cilit nuk do të ndryshonte asgjë.

“Momentalisht ndihem me të vërtetë shumë në formë, e frymëzuar, shumë e qetë, shumë pozitive. Më është dashur patjetër kohë që të rigjeja veten, sepse eksperienca që kam kaluar nuk ka qenë aq e lehtë jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë konkurrentët e tjerë. Është një lloj testi, presioni i madh që nuk mund të kalohet lehtë, njerëz me mish e gjak jemi. Kur vjen puna tek gjërat që të përfshijnë emocionalisht, je i mbyllur patjetër… Kam qenë shumë më fat që kam shumë njerëz të mirë që më rrethojnë, jam e rrethuar vetëm me dashuri. Jam munduar ta mbaj veten të angazhuar me projektet e reja dhe duke qenë se kam në studio, kam udhëtuar, kam ardhur në Kosovë… kam krijuar gjëra të bukura”,– tha ajo për “Mirage.”

Pyetjes nëse është penduar për ndonjë gjë në BBV, Beatrix Ramosaj iu përgjigj: “Nuk jam pishman. Fare nuk jam, çdo gjë që e bëj, nëse e kam ndier në moment…. Nuk ka asgjë për të qenë pishman nëse do e ktheja kohën mbrapa, e vetmja gjë që do i thoja vetes do ishte që të mos kisha aq shumë frikë, do ta shijoja mbase më shumë atë eksperincë.”

Po ndryshe? “Ndryshe nuk do bëja asgjë. Për ribashkimin e Bora Zemanit me Donald Veshajn, Trixa tha se të gjithë ia kanë bërë këtë pyetje: “Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata kanë gjetur lumturinë, atëherë edhe unë ua uroj”.

(Visited 48 times, 1 visits today)