Daçiq: “Askush s’po ofron që e tërë Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë”

Beograd, 28 gusht – Ministria i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se Serbisë i është dhënë shansi historik të fitojë diçka për popullin dhe qytetarët e saj në Kosovë.

“Këtu bëhet fjalë nëse duam të fitojmë diçka apo t’i humbim të gjitha”, i tha Daçiq RTS-së, dhe shtoi se nga ky rast mund edhe të fitohet, por që “nuk duhet të bëhemi të pashkathtë meqë askush nuk po ofron që e tërë Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë”, transmeton Arbresh.info.

Ai theksoi se dialogu midis Beogradit e Prishtinës do të ndodhë dhe atëherë do të shtrohen zgjidhjet e mundshme.

I pyetur nëse di a kanë folur presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel për Kosovën kur kanë biseduar rreth Ballkanit Perëndimor, Daçiq është përgjigjur se zor mund të flitet për Ballkanin Perëndimor e të mos flitet për Kosovën.