Danimarka ka filluar të ndërtojë një gardh me Gjermanin-Ja arsyeja (VIDEO)

Ndërsa Donald Trump nuk po mundet të sigurojë paratë për murin e tij të shumëdëshiruar në kufirin me Meksikën, që do të ndalonte kalimet e paligjshme, Danimarka ka nisur ndërkohë të ndërtojë një gardh rreth 70 km të gjatë, në kufirin me Gjermaninë, për të mbajtur larg derrat e egër.

Kjo, sipas zyrtarëve, ka si qëllim të pengojë përhapjen e gripit afrikan të bagëtive, që mund të dëmtojë industrinë e vyer të derrave në vend. Puna për gardhin, 2 metra të lartë, nisi në Padborg, në jugperëndim të kopenghagenit.

Rrethimi u autorizua nga ligjvënësit danezë në qershor, pasi qeveria paralajmëroi se eksportet e mishit të derrit të Danimarkës, në vendet jo anëtare të BE, me vlerë 1.6 miliardë dollarë në vit, mund të preken nga gripi afrikan i bagëtive. Në 2016, eksportet totale daneze të mishit të derrit kishin një vlerë prej 4.55 miliardë dollarë.

Ndryshe nga gripi i shpendëve, gripi afrikan nuk prej njerëzit por mund të jetë vdekjeprurës për kafshët shtëpiake dhe derrat e egër dhe do t’i shkaktonte shumë humbje fermerëve.

Kritikët thonë se rrethimi që kushton 4.6 milionë dollarë, do të dëmtojë jetën e egër dhe është një gjest simbolik që ka në thelb një problem inekzistent. Asnjë rast gripi afrikan nuk është raportuar në gjermani edhe pse ka pasur raste të tilla në vendet fqinje.

Sipas agjencisë evropiane të stastistikave, Eurostat, ka rreth 150 milionë derra në BE dhe 40 për qind e tyre ndodhen në Spanjë dhe Gjermani.

Ndërkohë, Danimarka është i vetmi vend i BE ku numri i derrave është më i madh se ai i njerëzve, me 215 derra për çdo 100 banorë.