Dera e pazakontë, paloset sikur të ishte një copë letër (Video)

Dera e pazakontë, paloset sikur të ishte një copë letër (Video)
August 16, 2018 – by Operator – Leave a Comment

Një video e pazakontë është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku shfaqet një burrë duke hapur një derë e cila paloset sikur të ishte letër.

Warwick Turvey, 29-vjeç, ka arritur të ndërton një derë e cila derisa hapet paloset në anën tjetër sikur një letër kur ngjitet në mur, transmeton Telegrafi.

Turvey thotë se ideja për ta ndërtuar këtë derë të pazakontë i ka ardhur nga video-lojërat që i luan vazhdimisht, dhe i janë dashur vetëm një javë që ta realizon në përpikëri projektin e ri.

Djaloshi nga Queensland i Australisë, ka habitur edhe fqinjët të cilët në fillim menduan se bëhej fjalë për ndonjë copëz materiali të pambuktë që ka formën e një dere të cilën po e lëviz.

Por, pasi që e testuan edhe vetë u bindën në “veprën artistike” të këtij të riu. Turvey e ka krahasuar derën e tij me iluzionet optike që shpesh i hutojnë njerëzit. /Telegrafi/