Dimal Basha suImon prokurorët: Edhe fëmijët e tyre besojnë se janë të paprekshëm

Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar rreth rastit ku një qytetare gati sa nuk është goditur nga një vajzë me makinë.
Qytetarja po ashtu është ofenduar dhe kërcënuar nga vozitësja e veturës e cila i ka thënë viktimës se ajo e ka babain prokuror.

E deputeti i VV-së përmes një postimi në Facebook, këtë rast e ka shfrytëzuar për t’i suImuar prokurorët.

Sipas Bashës, rasti në fjalë flet për reputacionin e prokurorisë. Madje ai ka shkuar më larg duke suImuar edhe fëmijët e këtyre të fundit, ku ka thënë se për shkak të pozitës së prindërve të tyre, sipas deputetit të VV-së, fëmijët e tyre mendojnë se janë të paprekshëm.

Tutje Basha ka thënë se këtë kulturë vajza që e ka kërcënuar qytetaren, nuk e ka mësuar nga qytetarët, por diku tjetër.

“Vajza e prokurorit!!!Kjo video flet për reputacionin e Prokurorisë, ku edhe fëmijët e tyre besojnë se janë të paprekshëm, se munden me shkel njerëz n’rrugë edhe mos me dhanë përgjegjësi! Ku e kanë mësu këtë kulturë? Një e di që nuk ia kanë mësu qytetarët, e kanë mësu diku tjetër! Edhe nëse del se nuk është vajza e prokurorit, veq fakti që e beson në paprekshmërinë e saj duke u lidh me prokurorinë flet shumë për reputacionin e këtij organi dhe drejtësinë në përgjithësi!”, ka thënë Basha.

(Visited 30 times, 1 visits today)