Dreshaj: Asnjë nismë e opozitës nuk po përkrahet në Kuvend

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar pushteti që nuk po e përkrah asnjë iniciativë të partive opozitare.

Në seancës ku po diskutohet për Projektligjin për Shëndetësi të propozuar nga LDK-ja, ai ka thënë se ky projektligj po refuzohet nga LV-ja vetëm për shkak të propozuesit.

“Unë po e shoh që këtu nuk ka disponim që kjo nismë ligjore të mbështet. Jo për shkak të përmbajtjes se ligjit, por për shkak të propozuesi të ligjit. Sepse propozuesi është opozita.

Asnjë nismë e opozitës deri me sot nuk ka kaluat në këtë parlament. Është për keqardhje. Nëse kjo atmosferë e tillë vazhdon, atëherë kjo imponon nevojën që opozita ti rishikoj qëndrimet e veta nga sot e tutje”, ka thënë ai.

(Visited 12 times, 1 visits today)