“E palogjikshme një natë 300 euro”, Edi Rama kritika për çmimet në jug: Marrëzi, njerëzit më lehtë shkojnë në Turqi se në Dhërmi

Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë takimit me kryebashkiakët, edhe për çmimet e larta në jug të vendit të cilat duket se kanë boshatisur plazhet këtë periudhë. Ai e ka quajtur marrëzi dhe të palogjikshme që për një natë hotelet kanë çmime 300 euro.

“Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri ka thënë se në këtë situatë është e domosdoshme që pronarët në jug, nga Vlora në Sarandë, të nxjerrin mësim për çmimet e kripura.

“E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për çmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë çmimet, por kanë në dorë të jenë proaktive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.

Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.

(Visited 65 times, 1 visits today)