Ekskluzive: Kompania kosovare blen supermarketet “Tinex”

Gjigandi kosovar për shitje me pakicë “Viva Fresh” ka arritur dakord me kompaninë maqedonase ushqimore me pronarë familjen Todoroviq për blerjen e rrjetit të supermarketeve “Tinex” në Maqedoninë e Veriut mëson eksluzivisht portali Shqipmedia. Vlera e kontratës së shitblerjes mësohet të jetë dikundi te 90 milion euro ndërsa ditët në vazhdim pritet të nënshkruhet dhe zyrtarizohet shitblerja.

Kompania kosovare “Viva Fresh” ka në pronësi edhe rrjetin e supermarkeve “Kit & Go” shitblerje e zyrtarizuar vitin e kaluar. Me blerjen edhe të kompanisë “Tinex” kompania “Viva Fresh” do të jetë lidere e shitjeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut por nuk ndalon këtu. “Viva Fresh” sipas burimeve tona negocon edhe me një rrjet super marketesh por ende nuk ka epilog përfundimtarë nga këto bisedime.Shqipmedia

(Visited 127 times, 1 visits today)