Erdogan u bënë thirrje vendeve muslimane ta ndihmojnë Shqipërinë (Video)

Fjalimi İ Presidentit Erdoğan ne Konfrencen COMCEC.

E lus Allahun fuqiplotë t’i mëshiron viktimat që humbën jetën në tërmetin e ndodhur dje në Shqipëri, kurse të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejt. Pas marrjes së lajmit, patëm dy biseda telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama.

I shprehim ngushllimet dhe i uruam të shkuara. Po ashtu e informova për mbledhjen e sotme që e kemi. Në bisedën e fundit që e patëm mbrëmë, numri i viktimave ishte 26 dhe kishte afro 600 të lënduar. Edhe qytetet ishin të rrënuara. Pa dyshim ne mbartim obligim në këtë situatë.

Duhet t’i marrim hapat e duhura në takimin e donatorëve, sepse duhet të jemi pranë Shqipërisë në rindërtimin e të gjithë ndërtesave të rrënuara. Jam i bindur që kjo duhet të jetë obligim po ashtu edhe i Organizatës Islame për Zhvillim. Kjo në fakt është obligim i ynë vëllazëror. Po ashtu z. Ramës i thash që jam i bindur se ne si vend së bashku me të gjithë vëllezërit pjesëmarrës do të ofrojmë të gjithë ndihmën e mundur në këto kohëra të vështira. Ne, menjëherë i dërguam në Shqipëri kargo avionët tonë , Gjysëmhënën e kuqe dhe AFAD-in.

Në vazhdimësi po dërgojmë autokolona me ndihma humanitare. Besoj që brenda ditës edhe këto ndihma do arrijnë në Shqipëri. Si një vend që më herrët ka qenë i goditur, disa herë nga tërmete të mëdha, i kuptojmë fort mirë dhimbjet e Shipërisë në këto momente të vështira.

Të gjithë duhet të qëndrojmë pranë Shqipërisë qoftë në ofrimin e trajtimit mjekësor për të lënduarit, qoftë për ata që kanë mbetur pa strehim. Jemi në stinën e dimrit dhe për këtë arsye e mirëkuptojmë se në çfarë gjendje mund të jenë vëllezërit tanë atje në këtë stinë të ftohtë. Unë me këtë rast, nëpërmjet jush do doja të bëj thirrje botës islame që ta mbështesë Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *