“Fadil Kodra nuk kanë asnjë vlerë për politikanët, të cilët për pushtet, kanë baglu mbi Flamurin Kuq e Zi”

Bac u kry
Keshtu na ishte njehere, e ne nje kohe, nje fushate shume dmthenese. I treguam njeriut te shenjte, pra Adem Jasharit, se punen me Serbi e kemi kry.

Te njejten gje, na pati thene edhe Jems Rubini. Besa edhe Bill Clinton na tha: “Ne e fituam luften, Ju fitojeni paqen”!

Mbreme tek po lexoja per shkarkimin e Fadil Kodres nga ana e Ministrit te Puneve te Brendeshme, sinqerisht po mendoja se kush na ka nemur kaq keq, e kaq rende?! Si ka mundesi qe erdhen ne pushtet ata qe vetem flasin shqip, po veprimet e tyre jane shume me bizare se sa ato te Vuçiqit?!

Po ne funde te fundit, çka pret njeriu tjeter nga ata qe deri dje kane dhunuar institucionet e shtetit, duke i thyer e duke i djegur objektet qe dikur, me munde e me djerse, i kishin ndertuar prinderit tane?!

Çka pret tjeter gje nga ata qe kane nxjerrur njereze me u vra ne rruget e Prishtines, per mos me u shpalle Pamvaresia e Kosoves?!

Çfare pret tjeter nga ata qe i rrotullonin kamionat me mallra serbe, vetem per te ardhe ne pushtet, a sot, tregtine me te madhe e bejne me Serbine?!

Çfare pret tjeter ky popull nga ata qe vetem kane rrejte e kane abuzu me çdo vlere te kombit shqipetar?!!!

Fadil Kodrat nuk kane asnje vlere per ket soj politikanesh, te cilet per pushtet, kane baglu mbi Flamurin Kuq e Zi…!!!
Shkruan: Milaim Zeka

(Visited 20 times, 1 visits today)