Fero ka disa fjalë për Berat Buzhalën pas lirimit nga burgu: S’tka ba Hashim Thaci e as Albin Kurti qysh t’bana unë

Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi.

Fero në një live me të famshmin e rrjetit social TikTok, Kozak Brace ka përmendur Berat Buzhalën.

Reperi ishte arrestuar në korrik për shkak të një sulmi ndaj disa të rinjve në Gjilan, me pamjet nga sulmi që i publikoi ekskluzivisht Nacionale të cilën e drejton Berat Buzhala.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, policia filloi hetimet dhe arrestoi reperin, derisa Gjykata i shqiptoi masën prej një muaji paraburgim.

Në lidhje me këtë disa ditë pas lirimit nga paraburgimi reperi pati disa fjalë për gazetarin e Nacionales, Berat Buzhala.

“Berat Buzhala. S’un t’ka bo as Hashim Thaçi t’famshëm, as Albin Kurti t’famshëm, unë sonte t’bona t’famshëm Berat Buzhala”, tha Fero.

(Visited 302 times, 1 visits today)