Fisnik Ismaili: Ma gërditën politikën – VV më zhgënjeu!

Ish-deputeti Fisnik Ismaili, ka thënë se është zhgënjyer me politikbërjen e subjekteve partiake, sidomos në kohë pandemie, ku nxorën njerëzit në kohë fushate duke i rrezikuar për përfitime të tyre.

Ai madje thotë se më nuk mund të bëjë krahasime për asnjërin prej politikanëve në vend, për shkak siç e quan ai ia ‘’gërditën politikën’’, njofton Klan Kosova.

”Kam refuzuar gjatë gjithë fushatës, kam refuzuar plot ftesa për debat. S’po di asgjë për cakrrimet e fundit. S’jam marrë me asnjë parti politike. Kam këqyr veç punët e mia”.

”Aq ma kanë gërditë politikën tonë, krejt komplet. Krejt akterët politikë tani për mua janë të njëjtë”.

”Nuk mund ta dallojë asnjërin, kjo u vërtetua tani në fushatën e fundit. I shihsha disa statuse kur flisnin për njërin ose tjetrin”.

Tutje ai përmendi moskujdesin e liderëve partiakë, sa i përket masave mbrotjëse ndaj koronavirusit.

”Një send që e kam vërejtur që më ka penguar më së shumti janë turmat e njerëzve që kanë dalë, gjithëkohën, gjithëkohën, secili u krenojke që po mbledh më shumë njerëz në vende të ndryshme në një situatë si kjo (në kohë pandemie)”.

”Jam indinjuar edhe vjet me këtë punë, edhe vjet gjatë krejt kohës së pandemisë derisa ne ishim në karantinë, këta u përlajshin për qeveri. Aty zhgënjemi ka qenë ekstrem i madh dhe kurgjë nuk ndryshoi”.

”Për mua absolutisht në një situatë si kjo, që një vit, po na mundon, në Kosovë s’u bë asgjë për këtë çështje pasi gjithë koha ka qenë politikë. Jo njëra qeveri, jo tjetra. Shkarko njërin, shkarko tjetrin, hyn në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *