Fitore Pacolli: Takimi me Blinkenin nuk ishte me vonesë, Amerika ka edhe çështje tjera

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli mendon se takimi i djeshëm i Albin Kurtit e Vjosa Osmanit dhe sekretarin amerikan, Antony Blinken nuk ishte i vonë, transmeton Periskopi.

”Nuk erdhi me vonesë. Ishte takim në kohën e duhur. Kemi një vit e pak muaj që qeverisim. E dijmë që SHBA kanë edhe çështje tjera që duhet të kujdesen. Në rastin e Kosovës ne kemi pasë vizita edhe të presidentit e kryeministrit, që janë takuar edhe biznese amerikane e zyrtarë tjerë. Ky takim është komentuar sepse në njëfar mënyre, VV e kryeministri Kurti është cilësuar si një antiamerikan dhe tani ja komentet që u bënë dje e sot, ja si ka filluar të reflektojë dhe ka ndryshuar qasjen. Ne kemi raporte të shumta që tani e vlerësojnë Kosovën shumë më lartë se sa e kanë parë viteteve të kaluara.’’, tha ajo në RTK.

Kujtojmë që Kurti është kritikuar për mos arritjen e asnjë takimi zyrtar me dikë të lartë nga Amerika deri tash. Në vizitën në maj që kishte atje, kryeministri arriti të takohet me biznese, kompani teknologjish dhe me këshilltarin e Joe Biden tek shkallët e Shtëpisë së Bardhë./PERISKOPI/

(Visited 18 times, 1 visits today)