Gashi thotë se qeveria bie në vjeshtë / Gjyshnica: Mos e ka pasë fjalën për vjeshtën e vitit 2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinica ka ironizuar me një deklaratë të shefit të GP të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka paralajmëruar se Qeveria Kurti do të bie në vjeshën e vonë. Gjyshinca, i ftuar në një emision në RTV Dukagjini, ka thënë se Gashi mund ta ketë pasur fjalën për vjeshtën e vitit 2025.

“Mos e ka pasur fjalën për vjeshtën e vonë të vitit 2025”, ka thënë ai kur është pyetur.

Pjesën e kësaj përgjigjeje, Gjyshishnca e ka shkëptur dhe e ka publikuar në profilin e tij personal në Facebook.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2, pasi sipas tij si shenjë e pakënaqësisë, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi.

(Visited 26 times, 1 visits today)