Gazetari kosovar propozon që buxheti për zbukurimin e qyteteve kosovare të dhurohet për vëllezërit shqiptarë

Të gjithë shqiptarët nga Kosova, i madh e i vogël iu kanë dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave nga Shqipëria, pas tërmetit të sotëm, ku shkaktoi shumë viktima e shumë të tjerë i la pastrehë.
Gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku ka dhënë një ide interesante për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Ai ka shkruar se buxhetin e zbukurimeve të qytetit për festat e fundvitit ta dërgojnë për ndihmë në Shqipëri.

“Propozim personal: Buxheti i ndare per zbukurimin e qyteteve te Kosoves per festat e fundvitit, te dhurohet per vellezerit tane te prekur nga termeti ne Shqiperi”, ka shkruar Sadiku.
Këto janë shpenzimet e disa qyteteve të Kosovës për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit:

Prishtina 63000 euro, Mitrovica 2000 euro, Prizreni 30000 euro, Ferizaj 12000 euro, Gjakova 5000 etj. /IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *