Gërvalla për reciprocitetin: Qëllimi jonë është që të mos ketë pengesa në lëvizje, Serbia s’po tregohet e gatshme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur për qasjen që do ta ketë qeveria në të ardhmen karshi reciprocitetit me Serbinë.

Ajo thotë se sapo t’i vije ftesa për të shkuar në Bruksel në takim me palën serbe, kryeministri Albin Kurti do përgjigjet pozitivisht.

Kryediplomatja deklaron se me konsultim që e kishin sidomos me partnerët amerikan, qeveria vendosi të pezullojë aplikimin e vendimit për reciprocitet me Serbinë me dokumente deri më 1 shtator, e i cili vendim, sipas saj, është në fuqi.

“Derisa të ketë mundësi faktori ndërkombëtar të bisedon me Serbinë. Natyrisht qëllimi jonë final është që të hiqen të gjitha pengesat për një lëvizje të lirë. Pra të mos kemi as letra as ngjitës (stikera) as asgjë, por deri tani pala serbe nuk është treguar e gatshme për një gjë të tillë dhe hapi i ardhshëm pra reciprocitetit është veprimi më i natyrshëm në rrethana të tilla”, tha Gërvalla-Schwarz për Klan Kosova.

Gërvalla-Schwarz, shtoi se sikur çështja e dokumenteve ashtu ajo e targave janë një.

Shton se ka gjasë që të gjendet një pajtim dhe sa ka zgjidhje të shumta ku kontributi i palës kosovare do jetë maksima, pa cënuar kushtetutën e sovranitetin e vendit.

“Kosova ka letërnjoftimet, pasaportën, e regjistrimet e veta të targave është Serbia ajo që nuk pranon realitetin”, theksoi shefja e diplomacisë, sipas së cilës dialogu bëhet për njohje të ndërsjellë.

(Visited 17 times, 1 visits today)