Habit moderatorja:”Djemtë shqiptarë nuk janë tipi im”

Moderatorja sportive Eva Murati edhe pse e fokusuar prej vitesh në botën e futbollit,ka qënë gjithmonë pjesë e medias rozë.

Si fillim u njoh nga lidhja disa vjeçare me djalin e Jozefina Topallit dhe më pas angazhimi në botën e sportit,pamja tërheqëse dhe shkathtësia në profesion bëri që Eva të lakohej gjithmonë.

Tani e dimë se me djalin e Topallit është histori e vjetër,e dimë se në anën profesionale ecën shumë mirë,po dashuria?

Epo së fundmi në TikTok,Eva ka deklaruar se ndihet e lodhur nga djemtë shqiptarë dhe preferon të kërkojë një të huaj.

Në trendin “Date someone who’s normal” (Frekuento dikë që është normal) ajo thotë “Nuk janë tipi im”

Po mirë,djem më shumë për ato që kërkojnë pra… kujtojmë se Eva ka treguar se ka marrë oferta nga shteti fqinj dhe së shpejti do ta shohim me një projekt atje.

(Visited 124 times, 1 visits today)