Haxhiu thotë se u ballafaqua me Millosheviqin, tregon çfarë i tha ai

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ish-presidenti, Ibrahim Rugova kishte kërkuar leje në Hagë që të mos e shihte në fytyrë Sllobodan Millosheviqin.

“Rugova ishte i guximshëm dhe u takua me Millosheviqin para luftës”, thotë Haxhiu.

“Në Hagë gjatë gjykimit për krime lufte, Rugova kërkoi leje që të mos e shikonte në fytyrë Millosheviqin”, tregon ai.

Tutje Haxhiu thotë se ai është takuar me Millosheviqin dhe është ballafaquar me të.

“Millosheviqi u ballafaqua me mua dhe më tha në sy që Kosova kurrë nuk do të bëhet e pavarur”, tregon ai. /Express/

(Visited 56 times, 1 visits today)