“I kam thirr kojshitë, u kall shpija”, gruaja e vetme rrit 3 fëmijë në shtëpi të djegur

Gazetare: Elena Ukaj

Gjithçka brenda mureve të shtëpisë u bë shkrumb e hi.

Pavarësisht vendit jo të përshtatshëm për banim, Rabije Asllani nga fshati Dvorishtë i Podujevës së bashku me tre fëmijët e saj po vazhdojnë të strehohen këtu.

E shkakun që zjarri e kaploi shtëpinë e tregon kryefamiljarja Asllani.

Për fat të mirë kur ndodhi ky rast, tre fëmijët e saj nuk gjendeshin në shtëpi.

Sipas zonjës së shtëpisë, kishin bërë kërkesë paraprakisht për rregullimin e rrjetit elektrik.

Ajo bën thirrje tek bamirësit që ta ndihmojnë me ndërtimin e një shtëpie. E për këtë kërkesë Rabije Asllani ka një arsye.

Me një situatë të tillë me zjarrin familja Asllani po përballen tash e tre herë.

(Visited 52 times, 1 visits today)