I mituri nga Skenderaj kapet nga kamera duke vozitur veturën për në shkollë (Video)

Një ngjarje e pazakontë është kapur sot nga kamerat në Skenderaj, raporton Gazeta Express. Derisa banorët po ankoheshin se rruga e tyre është pa trotuar që po ua vështírëson lëvizjen, kamera e ka kapur live një fëmijë që po voziste veturën. “Këta i bajnë fëmijët në shkollë”, thotë personi që po intervistohej, pa e parë se në të vërtetë veturën po e voziste një i mítur .

Me sa dukej i njejti në veturë po shoqërohej edhe nga persona të rritur, megjithatë ai ishte ulur në ulësen e shoferit./Express