“Injorant, hodhe tapën në det”, lojtari i Çelsit “kapet” me Hysajn

Video e postuar ditën e sotme nga Elseid Hysaj, ku bënte sfidën e shishes, e kthyer virale kohët e fundit, mbi një skaf, ka bërë bujë në rrjetet social

Hysaj hoqi tapën e shishes me këmbë, teksa drejtonte skafin. Por, një detaj interesant e ka kapur ish-shoku i tij tek Napoli, Zhorzhinjo, i cili i ka komentuar në këtë postim: “Hodhe tapën në det, injorant”. Ndërkohë, është Hysaj që i përgjigjet se e ka marrë pas videos. Gjithçka në kontekstin e shakasë, mes dy miqsh.

Për humor mendon edhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, i cili i komenton Hysajt: “Hej, mos ma turbullo ujin aty para shtëpisë”.