Iu refuzua hapja e negociatave nga BE-ja, Maqedonia e Veriut merr një tjetër lajm të shumëpritur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dha lajmin e mirë për Maqedoninë e Veriut se ‘’është në rrugën e duhur të integrimit në NATO’’.

Në një njoftim të fundit në ‘’Twitter’’, zyrtari i lartë i strukturës euro-atlantike bën me dije se telefonoi kryeministrin maqedonas Zoran Zaev duke shprehur dëshirën e tij që Maqedonia t’i bashkohet sa më shpejt NATO-s.

Kujtojmë që Shqipëria dhe fqinji jonë nuk arritën të fitonin besimin e të 28 vendeve anëtare për të çelur negociatat e integrimit në BE në 17 tetor. I detyruar përballë kësaj situate, Zaev kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Dje partitë politike dhe presidenti Stevo Pendarovski shpallën 12 prillin 2020 si datën për mbajtjen e zgjedhje parlamentare.

Mesazhi i Sekretarit të NATOS-s për Maqedoninë e Veriut:

Një bisedë e mirë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev ku i konfirmova përkushtimin e NATO-s për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Proçesi i ratifikimit është në rrugë të mbarë dhe mezi prej që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet së shpejti aleancës sonë!