Jane zbuluar kërkesat që Lionel Messi ia bëri Barcelonës për të qëndruar – disa prej tyre janë të jashtëzakonshme

Leo Messi u largua nga FC Barcelona pasi mbaroi kontratën e tij në verën e vitit 2021 dhe i dha fund karrierës së tij të suksesshme si lojtar i klubit katalanas, por historia mund të kishte qenë ndryshe nëse ai do të kishte nënshkruar rinovimin e tij në vitin 2020.

Këtë të mërkurë, gazeta ‘El Mundo Deportivo’ publikoi përmbajtjen e disa e-mailave mes Jorge Messit, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit argjentinas, avokatëve të tij dhe ish-presidentit Josep Maria Bartomeu me bordin drejtues të Barçës për kërkesat e tij për zgjatjen e kontratës.

Ndikimi i pandemisë preku të ardhurat e klubit, por Barcelona e kishte të qartë se duhej të merreshin me rinovimin e kontratës së argjentinasit dhe më 4 maj, presidenti Bartomeu i dërgoi propozimin e parë babait të Leos.

Bëhej fjalë për një marrëveshje deri në vitit 2023. Në lidhje me pagën, Messi fillimisht do të kishte 20% ulje në pagën fikse për sezonin 2020/21, megjithatë kjo do të rikuperohej 10% në sezonin 2021/22 dhe 10% në sezonin 2022/23 me 3% interes vjetor.

Në total ishin 11 kushte, ku përfaqësuesit e Messit kishin përfshirë dhe shumë bonuse të tjera.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë do të përfitonte 10 milionë euro sapo të firmoste kontratën dhe gjithashtu në listë ishte përfshirë edhe organizimi i fluturimit privat për festën e Krishtlindjes për të gjithë familjen në Argjentinë.

Po ashtu ulja e klauzolës së lirimit nga 700 milionë euro, në 10 mijë euro.

Presidenti Bartomeu pranoi shumicën e kushteve, por nuk e pranoi bonusin prej 10 milionë eurosh për nënshkrimin e kontratës dhe uljen e klauzolës.

Familjes Messi nuk i pëlqeu ky propozim i fundit dhe e refuzoi atë, duke shkaktuar përfundimin e negociatave. Pas kësaj ndodhi burofaxi i famshëm ku Messi kërkoi lirimin nga Barcelona.

Messi përfundoi duke qëndruar edhe një sezon, por pastaj shkoi te PSG kur u duk se rinovimi i tij do të ishte i kryer me ardhjen e Joan Laportas në krye të klubit. /Telegrafi/

(Visited 27 times, 1 visits today)