Jashari: Kurti dhe Nagavci fajtorë për grevën, Elvis Hoxha më i poshtri, do ta padis

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar padi ndaj anëtarit të VV-së, Elvis Hoxha, i cili e quajti njeri që punon për interesa të Serbisë. Jasharaj ka thënë se kryeministri Kurti është fajtori kryesor për grevën.

“Njeriu më i poshtër në Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ma bëri goditjen që gati më kushtoi me shëndet, kam pasë një krizë, në çfarë gjendje edhe familja ime. Të gjithë këta të pafytyrë që më bëjnë fotomontazha të miat dhe Millosheviqit ata janë më të poshtrit në botë dhe do të përballen me gjykata. Shumë nga nxënësit e mi janë shkolluar shumë dhe janë lajmëruar vullnetarisht, unë do të fillojë me Elvisin dhe me të tjerët në Facebook sepse jam lodhë dhe stërlodhë. Edhe fyerjet për dhëmbët edhe për pamjen time ua kam falë sepse janë njerëz pa karakter por të më krahasojnë me Millosheviqin që ësht kasap dhe ka vrarë fëmijë që unë kam qenë kundër e që jam rrahë nga ai regjim”, tha ai.

Duke folur për grevën Jasharaj tha se kryeministri Kurti së bashku me vartësit e tij Murati e Nagavci janë fajtorë për mos hapjen e shkollave.

“Nëse Albin Kurti si kryeministër po qanë pse shkollat nuk janë me nxënës le ta bëjnë një hap. Nëse presin që me presione me mbyll grevën e kanë gabim sepse greva edhe më shumë do të unifikohet. Jemi para një dimri tepër të vështirë po i citoj ata dhe po na akuzojnë pse po i lypim edhe pak pare, pi lypim edhe një kafshatë bukë sepse me 100 euro nuk bëhet lluks, blihet vaj e dru. Qasja e gabuar dhe lufta vazhdimisht me sha, realizoj detyrat, shkollat hapen, thotë kurrësesi s’bëj, por i vetmi fajtor është kryeministri Kurti, Hekuran Murati i dyti dhe zonja Nagavci e treta. Kam argumente sepse asnjëri nuk po e bën një hap drejt.

(Visited 39 times, 1 visits today)