“Kanë Ardhur Gati Të Ngrimë Krejt”, Haradinaj Tregon Si U Njoh Me Thaçin E Veselin (VIDEO)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, kohë më parë kishte rrëfyer se kur e si është takuar për herë të parë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, raportonExpress

Haradinaj kishte deklaruar se me Thaçin e Veselin ishte takuar rreth vitit 1994, në dasmën e vëllait të tij, Shkelzen Haradinaj.

“Në vitin 1993 kur kanë ardhur në shtëpi me Luanin, nëse nuk gaboj, ose 1994. Aty i kam takuar për herë të parë por nuk e kam ditë se kush janë. E di që i kemi pasë edhe në dasmë, se është viti kur është martuar Shkelzeni, edhe ka qenë po ashtu periudhë e ftoftë me reshje, e kanë ardhë pothuajse gati të ngrimë krejt. I kemi trajtua. Unë i ka pa, kemi nejt me ta dhe kanë shkua pastaj, prapë janë kthye dhe me miqtë e Shkelzenit e kanë vazhdua rrugën për Shqipëri. Aty ka qenë rasti i parë kur unë i kam pa”, ka thënë Haradinaj për Konak

(Visited 37 times, 1 visits today)