Kastrati pro Ballkanit të Hapur: Fqinjët po merren me projekte të mëdha, ne ende me muhabete të kafeve

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Kosova duhet të bëjë pyetje sa i përket nisjes së Ballkanit të Hapur. Kastrati thotë se nëse Kosova merr garanci, atëherë duhet të futet në këtë nismë.

Ai hedh akuza ndaj klasës politike duke thënë se merren me muhabete të vogla, teksa shton se shtetet fqinje po bëjnë projekte të mëdha.

“Ne ende merremi me disa tema që janë ngritur gjatë kohës sikur demarkacioni, Kulla, Zhlepi e të tjera. Serbia po merr investime. Turqia, Italia, Amerika e të gjithë nga pak. Mos të flasim për lojën me dy karrige të Vucicit. Në anën tjetër, Shqipëria me gazsjellësin TAP. Baza amerikane në Kuçove, porte e aeroporte. Tash kandidatura për BE dhe rezoluta kundër Dick Marty. Këtu po merremi me small talk. Pra në njërën anën “big projects” ndërsa te ne muhabete të kafeve. Kjo për shkak të garniturave politike që kanë udhëhequr”, tha ai.

“Askush nuk po thotë se hajde nesër të shkojmë të futemi në Open Balkan, por mënyra se si jemi barrikaduar në Prishtinë se ka bërë Vucici e ka bërë tjetri. Po e jap mendimin tim”, shton ai.

Tutje ai thtoë se ky nuk është projekt serb. Kur u pyet për këtë ai tha se është banale të mendohet kështu.

“Jo bre cfare. Në asnjë mënyrë. Kjo është shumë banale. Para se me hy në një projekt, cdo garniturë politike duhet të shikojë cilat është arsyeshmëria. Edi Rama po i eklipson këta. Në dalje e në prezantime. Duhet të shkohet në Open Balkan e të thuhet ‘mirëdita, ne i kemi disa pyetje’. Besnik Bislimi po shkon në forume cdo ditë ku ka edhe zyrtarë serbë. Pastaj duhet të pyetet se cila është garanca që Rusia nuk ka ndikim. Pasi ne nuk mund t’i zgjedhim fqinjët. Serbia është kjo që është. I merr përgjigjet dhe në atë moment nëse nuk të pëlqejnë si Kosovë ua thua se nuk po vijë. Këta e kanë gjetur një mënyrë që të barrikadohen në Prishtinë”, shtoi ai.

“Mendoj se procesit do t’i paraprijë kjo lloj dinamike. Duhet të bëhen disa pyetje. Nëse janë përgjigjet si të garantuara. Me marrjen e këtyre garancive po. Këto diskutohen dhe merren garanci. Nuk as që vetëm të futemi. Që të kundërshtohet për elektorat”, përfundon ai.

(Visited 19 times, 1 visits today)