Keni kujdes: Mos bëni plane për nesër, paralajmërohet për stuhi të fuqishme

Prishtina Weather ka njoftuar se nesër do të ketë stuhi shiu. Të premten dhe të shtunën pritet të ketë më shumë diell dhe të jetë sërish më nxehtë.

Fusha jostabile që kanë përfshi vendin ditën e sotme, mbesin edhe ditën e enjte që sjellin deri tek zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende edhe zhvillohen si stuhi me erë, e lokalisht edhe me breshër.

Nga dita e premte dhe shtunë, sërish na presin kushte të motit më të nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu. Prej së dieles do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vransira, e të hënën kthjellime.

Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.

Megjithëse do të ketë edhe vransira ditën e enjte, nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

28.07 – Mbetet nxehtë, me diell e vransira. Orëve të pasdites priten zhvillime të stuhive me shi, erë, lokalisht edhe breshër. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

29.07 – Kryesisht me diell e më nxehtë.

30.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

31.07 – Jo aq nxehtë, kryesisht me vransira, aty këtu me mundësi për riga lokale shiu.

1.08 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

(Visited 192 times, 1 visits today)