Kërcënimet E Serbisë Për Destabilizim Pas Vendosjes Së Reciprocitetit, Kurti: Nuk Jam Votuar Për Ta Bërë Komentatorin E Deklaratave Të Beogradit

Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për çështjen e reciprocitetit që do të nis nesër me Serbinë, lidhur me targat dhe letërnjoftimet.

I pyetur nga gazetarët se a ka gjasa që të ketë desbtabilizim të situatës, duke marrë parasysh deklaratat nga zyrtarët serb, Kurti tha se “unë jam kryeministër i progresit dhe shpresës, e di që në fiqun tonë verior në skenën politike atje ka shumë politikan deri te kreu shtetëror që janë udhëheqës të frikës e frikësimit. Unë besoj që paqja, demokracia, sundimi i ligjit, kushtetutshmëria nuk kanë alternativë dhe uroj e besoj që nesër do të shkoj gjithçka në mënyrë të qetë”.

(Visited 142 times, 1 visits today)