“Këto janë dy rastet kur besimtarit mysliman i lejohet të mos agjërojë në Ramazan”

Imami i njohur kosovar, Dr. Shefqet Krasniqi në emisionin n’Kosovë Show ka treguar edhe kur i lejohet besimtarit mysliman të mos agjërojë në muajin e Shënjtë të Ramzanit.

Imami Krasniqi përmend se besimtarit mysliman i lejohet të hajë gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit në dy raste, nëse personi është i sëmurë dhe nëse personi është në udhëtim, prej më larg se 80 kilometra.

“Përderi sa je udhëtar, ke të drejtë me hanger, por më mirë është me agjëru nëse nuk hasë në vështirësi”, tregon imami Krasniqi.

Për më shumë, shikojeni emisionin e plotë më poshtë. /Korrespodenti