KFOR: Jemi të përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.KFOR-it situatën e përgjithshme të sigurisë në komunat veriore të Kosovës e ka cilësuar të tensionuar.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999”, ka theksuar KFOR përmes një komunikate.

(Visited 16 times, 1 visits today)