Kjo është Pilotja shqiptare që po “shkëlqen“ në DUBAI

Talenti dhe gjeniu i njeriut mund të shprehet shpeshherë edhe përballë diçkaje të pazakontë, siç është fusha e drejtimit të avionëve. Shpeshherë mjafton dëshira dhe vullneti për të arritur realizimin e ëndrrave, në destinacionin e duhur.

E kush më mirë mund të na vërtetojë këtë se sa stjuardesa, pilotja shqiptare, me ambicie të mëdha, transmeton albinfo.ch.

Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në botë, është sigurisht edhe Xhesina Xhika.

Xhesina Xhika është vajza shqiptare nga qyteti i Elbasani që pret të licencohet shumë shpejt si pilote në Dubai, transmeton tutje albinfo.ch.

Prej 2 vjetësh e gjysmë ajo po punon si stjuardesë pa lënë pas trajnimin si pilote.

Një nga avantazhet e të qenit me profesion pilot është pagesa. Duke qenë se është një punë me shumë përgjegjësi, paguhet shumë mirë.

Shqiptarja që punon në Dubai, Xhesina, ka habitur me shifrën. “Rrogat janë shumë të larta dhe varet nëse je oficer i parë apo kapiten. Në qoftë se je kapiten në shtetet që paguhen më mirë, mund të kenë një pagë plus – minus, 10 mijë euro”, u shpreh Xhesina në Wake Up. /Albinfo.ch

(Visited 50 times, 1 visits today)