Kjo është vajza Kosovare që mposhti burrat për të ngrënë speca djegës! (PAMJE)

“AgroFesta”, festivali i sivjetshëm prezantoi edhe njëherë punën e h eroinave të Krushës. Protagoniste është Nora Boshnjaku, e cila sfidoi meshkujt në garën më të spikatur “Chilli Zone”, për të ngrënë speca djegës. “Ne sapo e patëm një aktivitet. Është gara e ngrënies së specave djegës. Gara ka shkuar mirë, e unë i fitova këta…”, ka treguar ajo. Festivali tradicional i perimekulturës për synim ka promovimin e produkteve bujqësore të fshatit.

Ndonëse festivali pati vizitorë, sipas fermerëve, pandemia e ka ndryshuar numrin e tyre dukshëm, krahasuar me vitet e kaluara. Kujtim Hoti thotë se pandemia me COVID-19 e ka kufizuar atë në të bërit biznes.

(Visited 50 times, 1 visits today)