Klinaku: Ajo që e tha presidentja sot për Thaçin e Specialen është absurde

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se “nuk harrojmë kush insistoi më së shumti që të themelohet Gjykata Speciale”, duke aluduar në ish-presidenti Hashim Thaçi.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se deklarata e presidentes Osmani është absurde.

“Kur e them unë për Hashim Thaçin dhe Gjykatën Speciale atë që e tha presidentja sot, është e arsyeshme, por kur e thotë presidentja është absurde”, shkruan ai në Facebook.

Ndaj deklaratës së presidentes Osmani pati shumë reagime.

“Ne nuk harrojmë sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh nuk e harrojmë sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”, kishte thënë Osmani gjatë një konference për medie.

Postimi i tij i plotë:

Kur e them unë për Hashim Thaçin dhe Gjykatën Speciale atë që e tha presidentja sot, është e arsyeshme, por kur e thotë presidentja është absurde.

Po harron ajo se në vend se ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për interpretim skadimin e mandatit të asaj pseudogjykate, ajo shpejt e shpejt e kishte dërguar në Hagë.

Shokët në Hagë, me avokatët e tyre, luftën kryesore po e bëjnë që ta luftojnë termin absurd “NDERMARRJE E PERBASHKET KRIMINALE”, dhe është turp për shtetin e Kosovës që e toleron këtë.

(Visited 41 times, 1 visits today)