Komisioni refuzon kandidaten për doktorante të Oksfordit, e punëson gruan e deputetit të VV’së në UP

Yllka Syla-Uka, gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka, është punësuar si asistente (bashkëpunetore e jashtme), në Departamentin e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik. Dy nga tre anëtarët e komisionit vlerësues kanë refuzuar kandidaten Iliriana Blakaj, e cila është kandidate për doktoraturë në Universitetin e Oxfordit.

Komisioni vlerësues në këtë konkurs përbëhej nga: Profesor Tahir Latifi (kryetar), Profesor Arsim Canolli (anëtar) dhe asistenti Durim Abdullahu (anëtar). Latifi dhe Abdullahu për këtë pozitë kanë propozuar gruan e deputetit Uka, Yllka Syla-Uka, ndërsa profesori Arsim Canolli ka ndarë mendimin e tij për kandidaten Iliriana Blakaj, për çka ai ka shkruar një propozim të veçantë.

Siç thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Universitetit “Komisioni vlerësues, përkatësisht dy nga tre anëtarët, Tahir Latifi dhe Durim Abdullahu, propozojnë për angazhim kandidaten Yllka Syla-Uka. Për këtë propozim, diferenca mes dy kandidateve është bërë duke u bazuar në nenin 7, pika 4.1 të rregullores 1/95, 24.06.2021, që i jep përparësi “kandidati me përvojë më të gjatë në fushën përkatëse”. Ndërsa anëtarëi tjetër, Arsim Canolli, ndanë mendimin për kandidaten Iliriana Blakaj, për çka ai ka shkruar një propozim të veçantë”.

Por, mendimin e profesorit Tahir Latifi dhe asistentit Durim Abdullahu, e ka kundërshtuar kandidatja Iliriana Blakaj.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Blakaj ka dhënë një interpretim rreth nenit ku janë thirrë dy anëtarët e komisionit, për ta larguar atë nga gara.

Rregullorja parasheh se nëse dy kandidatë janë të barabartë në plotësimin e kritereve të përgjithshme, atëherë jepen kriteret specifike për prioritizim të kandidatëve konkurues të cilat i gjejmë në paragrafin 4 të nenit 7 të kësaj Rregulloreje. Dhe një prej këtyre kritereve specifike qartëson se përparësi ka kandidatja me përvojën më të gjatë në “fushën përkatëse”. Komisioni vlerësues dhe Këshilli e kanë interpretuar termin “fushë përkatëse” si përvojë në aktivitet mësimor, ose në dhënien e ushtrimeve, diçka që kandidatja tjetër e posedon. Por “fusha përkatëse” nuk i referohet përvojës si asistente në ushtrime, por fushës së antropologjisë. Kjo kuptohet fare lehtë nga përdorimi i termit “pozitë përkatëse” në këtë Rregullore- që i referohet pozitës së bashkëpunëtorit të jashtëm për ushtrime. Dhe në këtë rast, përvoja ime 8 vjeçare në fushën e antropologjisë, projekteve, studimeve, punës në institucione, e tejkalon përvojën e të gjithë kundërkandidatëve të mij në këtë proces”.

Kandidatja Blakaj në reagimin e saj shkruan se ka dorëzuar ankesë në adresë të Këshillit të Fakultetit Filozofik, ku thekson se një prej shkeljeve në konkurs është përfshirja një asistenti të angazhuar (Durim Abdullahu) në komision, që nuk lejohet nga Rregullorja.

“Ankesa ime i adreson edhe disa parregullësi dhe shkelje të Rregullores 1/95, gjegjësisht, “Rregullorja e procedurave vlerësuese për angazhimin e bashkëpuntorëve të jashtëm në Universitetin e Prishtinës”, për të cilat nuk do të diskutoj kësaj rradhe, sepse shpresoj, siç edhe besoj se ato shkelje duhet të adresohen. Një prej këtyre shkeljeve është përfshirja e një asistenti të angazhuar në komision, që nuk lejohet nga Rregullorja”, shkruan Blakaj në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Tutje, ajo është shprehur e habitur se si fakti që është kandidate Phd në Universitetin e Oxford-it, “fakti që kam më shumë përvojë në fushën përkatëse, fakti që kam botime, fakti që kam përvojë në asistim ligjërim në Universitetin e Oxford-it”, nuk krijon asnjë përparësi ndaj faktit që kandidatja tjetër ka qenë asistente në ushtrime në të kaluarën në UP.

Reagimi i saj i plotë:

(Visited 35 times, 1 visits today)