Kompania Kosovare Merr 20 Punëtorë Nga Pakistani!

Ilir Ibrahimi, ish-kreu i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka qenë goxha i zëshëm ndaj deputeteve të VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e Jeta Statovci.
Ibrahimi, teksa kërkoi sqarime nga deputetet rreth asaj se si do të bëhet sub`vencionimi i firmave për punëtorë, kur nuk ka punëtorë.

Madje, ai tregoi edhe një shembull personal, kur hiç më larg se dje, vizitoi një kompani kosovare, e në të cilën po punonin afër 20 pakistanezë.

“E nderuar, më tregoni se si do ta bëni këtë? Si do ta realizoni këtë masë ndihmëse kur s’ka punëtorë? Dje madje isha në një kompani kosovare edhe po punonin 20 punëtorë nga Pakistani. Nuk ka punëtorë!”, tha i frustruar Ibrahimi në Rubikon.

(Visited 56 times, 1 visits today)