Kthehet nga SHBA-ja për të investuar në Kosovë, mërgimtari nga Gjakova pendohet pas sfidave që i dalin

Një bashkatdhetarë është kthyer nga Amerika në Kosovë për të investuar, por ende pa filluar investimin atij i kanë dalë probleme.

Jeton Hasanaj është kthyer nga Amerika në Meje të Gjakovës për të ndërtuar një jetë të re.

Krahas problemeve tjera që ka kjo lagje, rrjeti i dobët elektrik mbetet një problem shumë i madh.

“KEDS-i ka ardhur këtu dhe kanë parë gjendjen e shtyllave. Fotografimi është bërë. Masat janë marrë. Na kanë thënë se kur të vini në radhë do të intervenojmë, por i bëra gati një vit dhe nuk ka reagim”, shprehet për RTK-në qytetari Jeton Hasanaj.

(Visited 93 times, 1 visits today)