Kujdes, nëse i ngrohni në mikrovalë këto ushqime mund t’ju helmojnë

Jo gjithmonë ndodh që një ushqim të përgatitur ta përfundojmë brenda një vakti, kështu që shpesh lind nevoja t’i ringrohim për t’i konsumuar në një moment të dytë. Por, janë të shumta pjatat që mund të rezultojnë toksike nëse i fusni në mikrovalë për t’i ringrohur.

Në këto raste, ushqimin që ka tepruar mund ta përdorni në sallata të ftohta. Për shembull, pulën nga njëra anë mund ta ruani në frigorifer. por nga ana tjetër, nuk duhet ta ringrohni në mikrovalë.

Prandaj, duke e copëzuar mund ta shpërndani në sallatë të shoqëruar me një salcë. Janë bërë studime të shumta për të dalë në përfundimin se ushqime të caktuara bëhen toksike kur ringrohen dhe mund të jenë jo pak të dëmshme për shëndetin.

Ushqimet që mund të bëhen toksike nëse i ngrohni në mikrovalë

Selino, spinaqi dhe panxhari: Nxhetësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në nitrate toksike! Niveli i lartë i nitrateve mund të ndikojnë në nivelin e oksigjenit në gjak!

Kërpudhat: Kërpudhat janë një tjetër produkt që nuk bëjnë për mikrovalën. Përveç se i largon shijen dhe vlerat ushqyese, mund t’i shfaqen edhe toksina për organizmin. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që ringrohen dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Pula dhe vezët: për të njëjtën arsye si kërpudhat përmbajnë proteina të cilat shpërbëhen kur ringorhen.Këto të fundit shkaktojnë jo pak probleme me aparatin tretës, ndaj është mirë të mos lihen në frogorifer për t’u ngrohur në një moment tjetër

Orizi: Edhe mënyra se si e ruani orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja për organizmin. Lënia e orizit jashtë në temperaturë dhome për një kohë të gjatë mund të bëjë që bakteret të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk ju shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.

(Visited 24 times, 1 visits today)